Pamje të rënda! U godit nga një grusht i vetëm, momenti kur i riu bie në tokë i vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2022, 17:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri ka goditur për vdekje një 20-vjeçar.
Pamjet e rënda janë publikuar në mediat e huaja, ku në video shihet momenti I tmerrshëm teksa një I ri godet me grusht 20-vjeçarin, icili mbeti i vdekur në vend.
25-vjeçari Brandon Silence ka goditur Dean Skillin jashtë një hoteli në Uells.
Ka qenë familja e viktimës që ka ndarë pamjet e rënda, ndërsa kërkojnë që Silence të marrë dënimin më të ashpër që meriton.
I riu e kishte goditur aq fort saqë ai kishte vdekur para se të rrëzohej përtokë.
