Pamje të rënda/ 27-vjeçari masakron me shpatë arkitekten: Kisha vendosur të vrisja një grua kur dola nga shtëpia

Pamje të rënda/ 27-vjeçari masakron me shpatë arkitekten:

Vrasja brutale e një arkitekteje 28-vjeçare në Stamboll, e cila humbi jetën tre ditë më parë pasi u sulmua në mes të rrugës nga një burrë i armatosur ka shkaktuar tronditje në Turqi.

Sipas Hurriyet Daily News, Basak Cengiz u sulmua më 9 nëntor teksa po ecte në një rrugë kryesore në zonën Atasehir.

Papritur, Jan Guktug Boz, 27 vjeç, një student i kolegjit, i cili dyshohet se kishte probleme psikologjike, iu afrua gruas me një shpatë samurai në dorë dhe filloi ta godiste duke e shtrirë përtokë.

E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe video është publikuar nga mediet turke.

Pas sulmit, Boz u largua nga vendi i ngjarjes dhe gruaja u dërgua në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë e ndihmuan policinë të identifikonte dhe arrestonte Boz. Sipas burimeve policore të cituara nga Hurriyet Daily News, 27-vjeçari ka rrëfyer vrasjen dhe ka përshkruar me shumë detaje se si sulmoi dhe vrau gruan.

Ai gjithashtu pranoi se kishte vendosur të vriste një grua teksa po dilte nga shtëpia.

Pamje të rënda/ 27-vjeçari masakron me shpatë arkitekten:

Kur policia kontrolloi shtëpinë e 27-vjeçarit gjeti 15 lloje të ndryshme thikash, duke përfshirë dhe një shpatë samurai. Në shtëpinë e 27-vjeçarit, i cili jetonte vetëm, u gjetën edhe letra me “mesazhe frymëzuese” që synonin ta nxisnin të realizonte planet e tij vrastare. 

Duke folur për një media lokale, fqinjët e Boz-it përshkruan një burrë me sjellje të çuditshme, i cili së fundmi kishte kërcënuar një fëmijë të lagjes duke i drejtuar shpatën.

I arrestuari ishte shtruar më parë në spital për 17 ditë dhe prej pesë vitesh merrte mbështetje psikologjike.

EMISIONET