PAMJE SHQETËSUESE/ Grusht në fytyrë liderit të opozitës në Gjeorgji, gj*koset Giorgi Gakharia
Lideri i partisë opozitare gjeorgjiane është sulmuar me grusht në fytyrë, teksa merrte pjesë në një takim në kryeqytet. Ai dhe përfaqësuesit e tjerë të partisë “Për Gjeorgjinë” kanë fajësuar partinë në pushtet, por këta të fundit e kanë përjashtuar një mundësi të tillë. BE ka kritikuar veprimin, teksa iu ka bërë thirrje partive të normalizojnë situatën në vend

Ish-kryeministri gjeorgjian, njëkohësisht lideri i partisë opozitare, Giorgi Gakharia u sulmua fizikisht në ambientet e një hoteli në kryeqytet.
Ai u dërgua me menjëherë në spital, ku mjekët thanë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por se kishte pësuar një dëmtim në kockën e hundës.
Zëdhënësja e partisë ku ai bën pjesë, deklaroi se sulmi ishte i qëllimshëm dhe i motivuar politikisht, duke shenjëstruar partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

"Ai u rrah brutalisht, por mbijetoi. Një sulm brutal, grup I koordinuar, një përpjekje për të frikësuar opozitën dhe për të shtypur zërat kundërshtues”, citon agjencia e Lajmeve Reuters, të ketë thënë zëdhënësja e partisë “|Për Gjeorgjinë”.
Nga ana tjetër, përfaqësues të partisë në pushtet nuk e kanë pranuar fajësinë, duke e akuzuar Gakharian se e ka porositur vetë sulmuesin.
Incidenti ndaj kryetarit të opozitës gjeorgjiane u kritikua edhe nga BE. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper tha se përfshirja e politikanëve në sulme brutale është lajm tronditës, dhe se vepra të tilla nuk kanë vend në demokraci.

Në videon e publikuar, incidenti në hotelin Sheraton në Batumi nuk dallohet qartë, por vërehet këmisha me njolla gjaku e tij.
Vetë lideri i partisë për Gjeorgjinë reagoi disa orë më vonë në rrjetet sociale, duke shkruar se ishte mirë.
Gjeorgjia është zhytur në krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit për të cilat opozita akuzon se u vodhën nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane (GD).



