Pamje apokalipitike/ Turqia nën pushtetin e flakëve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pamje apokalipitike/  Turqia nën pushtetin e flakëve, dyshohet

Katër janë viktimat nga zjarret vdekjeprurëse, që kanë pushtuar Turqinë, në bregdetin jugor të vendit,  ditët e fundit. Mediet turke njoftojnë se gjysma e vatrave kanë dalë jashtë kontrollit dhe se nuk përjashtohet që zjarri të jetë ndezur qëllimisht 

Më shumë se 63 zjarre kanë shpërthyer ditën e djeshme dhe sot vetëm 30 janë mundur të vendosen në kontroll.

Një ndihmës i lartë i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha se "ata që janë përgjegjës do të duhet të japin llogari për sulmet kundër natyrës dhe pyjeve".

Pamje apokalipitike/  Turqia nën pushtetin e flakëve, dyshohet

Ndërkohë, kryebashkiaku i Marmaris ka paralajmëruar se ai nuk mund të përjashtojë "sabotimin" si shkakun e një zjarri në një vendpushim.

Zjarret e egra janë të zakonshme në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë gjatë muajve të thatë të verës, edhe pse disa prej tyre më parë janë fajësuar për zjarrvënie ose militantë kurdë të jashtëligjshëm. Zjarri i parë shpërtheu të Mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalias, para se të përhapej.

Me përhapjen e vatrave të zjarrit, autoritete urdhëruan evakuimin e dhjetëra fshatrave. Hoteli në qytetin turistik të Bodrum gjithashtu u evakuua.

Ambasada ruse njoftoi përmes Tëitter se tre aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta homologut të tij turk Mevlüt Tsavousoglou dhe gatishmërinë e Athinës për të "ofruar ndihmë nëse kërkohet", njoftoi mbrëmë Ministria e Jashtme.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bairamov shprehu solidaritetin e vendit të tij me Turqinë përmes Tëitter dhe gjithashtu siguroi se Baku ishte i gatshëm të ofronte "mbështetje".

EMISIONET