Pakistani thirrje SHBA, Izraelin dhe Iranin për a*mëpushim: Dy javë paqe për të shmangur konfliktin

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë thirrje që të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të respektojnë një armëpushim dyjavor.
Qëllimi është t’i hapet rruga diplomacisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare.
Sharif i ka kërkuar autoriteteve iraniane që gjatë kësaj periudhe të hapin Ngushticën e Hormuzit si një sinjal të vullnetit të mirë.
Ai po ashtu i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të shtyjë me dy javë afatin e vendosur për ndërhyrjen në Iran.
Sipas Sharif, përpjekjet diplomatike po ecin me ritëm të qëndrueshëm dhe ka shpresë që dialogu të ofrojë një zgjidhje paqësore për tensionet në rajon.

