Pa këmbë dhe pa duar, ylli i pornos pozon pranë veteranëve të luftës në Ukrainë! Kërkon t’i ndihmojë me…

Pa këmbë dhe pa duar, ylli i pornos pozon pranë veteranëve

Ylli ukrainas i pornos Yulia Senyuk ka marrë pjesë në një sesion fotosh me veteranët e luftës në Ukrainë, të cilët kanë humbur gjymtyrët.

Këto foto do shërbejnë për kalendarin që ajo po krijon për të mbledhur para për rehabilitimin dhe sigurimin e protezave për burrat që u plagosën rëndë në luftën me Rusinë.

28-vjeçarja Senyuk, e cila njihet në botën e filmave për të rritur si Josephine Jackson , ka postuar në Instagram foto dhe video që u realizuan në një teatër në Ukrainë.

Seniuk kishte veshur një fustan të jeshil mahnitës për këtë rast, ndërsa 12 ushtarët e zgjedhur për kalendarin kishin veshur smoking.

“Ky transformim i tyre tregon një anë tjetër të tyre për të theksuar se sa zotërinj të pashëm janë dhe për të rritur besimin e tyre”, tha ylli 28-vjeçar i pornos për revistën ukrainase Obozrevatel. “Këto janë ndjenjat që duhet t’u përcjellim, jo ​​trishtim dhe lot”, u shpreh ajo.

EMISIONET