OKB i kthehet kryeministrit Sunak: Plani i qeverisë britanike është mjaft shqetësues, do të penalizonte dhe…

OKB i kthehet kryeministrit Sunak: Plani i qeverisë britanike

Plani i qeverisë britanike për azilkërkuesit ‘është shumë shqetësuese’ dhe do të bllokonte edhe ata që janë në prag të marrjes së lejes së qëndrimit, ka deklaruar OKB-ja.

Përfaqësuesja e UNHCR-së në Britani, Vicky Tennant, i tha BBC-së se masa do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe nuk ishte e nevojshme për të ndaluar kalimet e Kanalit.

Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se ai është “i gatshëm për luftë” për të sjellë ligjin dhe për të kapërcyer çdo sfidë ligjore.

Nga ana tjetër, laburistët kanë thënë se planet rrezikojnë të “përkeqësojnë kaosin”.

Ditën e djeshme, qeveria britanike propozoi ligjin e ri në mënyrë që të ndalonte këdo që arrin në Britani përmes një rruge të paligjshme.

Ky propozim vjen pasi vetëm në vitin që lamë pas, më shumë se 45000 emigrantë kanë shkuar ilegalisht në Britani.

Konventa për Refugjatët , e rënë dakord për herë të parë në 1951, është një traktat shumëpalësh që përcakton se kush kualifikohet si refugjat dhe detyrimet e shteteve nënshkruese për t’i mbrojtur ata.

EMISIONET