OBSH thirrje vendeve të pasura: Dhuroni vaksina për të varfrit, mos vaksioni fëmijët

OBSH  thirrje vendeve të pasura: Dhuroni vaksina për të varfrit,

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë skemën Covax. Sipas tij, në vendet e varfëra nuk janë vaksinuar as stafi mjekësor, ndërsa vende të pasura duan të vaksinojnë grupe me rrezik të vogël si fëmijët dhe adoleshentët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje këtë të premte vendeve të pasura që të ndalojnë vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve kundër koronavirusit dhe t‘i dhurojnë këto vaksina për vendet e varfra.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom kritikoi nismën e ndërmarrë nga disa vende të pasura për të vaksinuar grupe me rrezik më të ulët, siç janë fëmijët dhe adoleshtentët,  duke e cilësuar një "katastrofë morale".

Adhanom solli në vëmëndje se furnizimi me vaksina në vendet me të ardhura të ulëta ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Në janar fola për mundësinë e një katastrofe morale. Fatkeqësisht, tani jemi dëshmitarë të saj, ”- tha shefi i OBSH-së në një konferencë për shtyp.

Kreu i OBSH-së e drejtoi kritikën ndaj Amerikës, sepse ata po planifikojnë të vaksinojnë 12-15 vjeçarët.

Sipas kreut të OBSh-së i duhet dhënë më shumë vëmendje skemës Covax për të ndihmuar vendet e varfra, sepse, aktualisht, vetëm 0.3% e furnizimit me vaksina po shkon në ato vende.

Tedros Adhanom solli në vëmendje gjithashtu edhe situatën pandmeike në Indi duke e cilësuar "jashtëzakonisht shqetësuese".

Ndërsa vende të ndryshme të botës janë mobilizuar për të ndihmuar Indinë, kreu i OBSH së shtoi se edhe vende si Nepali, Sri Lanka dhe Vietnami kanë probleme të mëdha në menaxhimin e situatës pandemike.

EMISIONET