OBSH: Kulmi i Covid-19 në Kinë pa ndikim në Evropë, nënvariantet janë tashmë në kontinent

“Kulmi aktual i Covid në Kinë nuk pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në Evropë”. Së paku kështu bënë me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas OBSH-së, shkencërisht, nuk ka asnjë kërcënim të afërt për Evropën në lidhje me përparimin e epidemisë Covid-19 në Kinë, pasi nënvariantet e identifikuara tashmë po qarkullojnë në BE, shpjegoi Hans Henri Kluge, drejtor rajonal për OBSH Evropa, në konferencën e parë për shtyp të organizuar në vitin 2023 për të bërë një bilanc të situatës epidemiologjike në rajonin evropian.
“Nga informacioni i disponueshëm i OBSH-së, variantet e virusit Sars-CoV-2 që qarkullojnë në Kinë janë ato që shihen tashmë në Evropë dhe gjetkë”. – shtoi ai.
Kruge tregoi se OBSH ndan analizën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), sipas së cilës vala aktuale në Kinë aktualisht nuk pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në situatën epidemiologjike nga Covid-19 në Evropë.
Menaxheri i OBSH-së theksoi më pas se Kina ka ndarë informacione mbi sekuencën e virusit, por ka nevojë për informacion të detajuar dhe të rregullt, veçanërisht mbi epidemiologjinë dhe variantet lokale, për të konstatuar më mirë situatën në zhvillim.
Kina regjistroi më shumë se 250,000 ardhje ndërkombëtare të dielën, në ditën e parë të rihapjes së kufijve të saj pas braktisjes së shumicës së politikave kufizuese të 'tolerancës zero' ndaj Covid-it.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, duke cituar të dhënat e doganave, ka pasur 251,045 pasagjerë që janë futur në vend.
Megjithatë, në tremujorin e parë të 2019-ës, mesatarja ditore ishte rreth 945,300 ardhje, sipas statistikave të përpiluara nga Administrata Kombëtare e Emigracionit.

