OBSH: 5 persona humbin jetën çdo minutë për shkak të kujdesit të pasigurt shëndetësor
Çdo minutë humbin të paktën pesë jetë për shkak të kujdesit të pasigurt shëndetësor, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
”Shëndeti është një pasuri e çmuar dhe roli i pacientit dhe të gjithë atyre që kujdesen për të është vendimtar. Përfshirja e pacientit dhe familjes është një parim thelbësor në Rezolutën e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë. Slogani i edicionit të sivjetshëm është ‘Ngritja e zërit të pacientëve!”, deklaroi OBSH.
OBSH u bën thirrje palëve të interesuara, duke përfshirë pacientët, politikëbërësit, drejtuesit e shëndetësisë, punonjësit e shëndetësisë, për të punuar në bashkëpunim drejt bashkëprojektimit të politikave shëndetësore dhe sigurisë së ndërhyrjeve që pasqyron me të vërtetë nevojat e pacientëve dhe preferencat, duke përmirësuar përfundimisht sigurinë e kujdesit shëndetësor global”.