"Nuk ka armëpushim", Lavrov: Operacioni ushtarak në Ukrainë do vazhdojë

"Nuk ka armëpushim", Lavrov: Operacioni ushtarak në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai i Ukrainës, Dymtro Kuleba u takuan sot, 10 mars në Antalia, Turqi.

Pas përfundimit të takimit Lavror tha se diskutuan çështje humanitare me homologun e tij ukrainas, duke përfshirë atë që trupat po bëjnë për të mbrojtur civilët.

Lavrov gjithashtu akuzoi "nacionalistët" ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Ministri tha gjithashtu se u diskutua për korridoret humanitare në Ukrainë, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend.

Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti në Evropë ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve, i tha ai gazetarëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se "operacioni special ushtarak" do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.

Lavrov tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë Ukrainës, Perëndimi po sillet në mënyrë të "rrezikshme."

"Ne nuk e sulmuam Ukrainën," shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh si të pavarura nga Ukraina.

Në një pyetje në lidhje me bombardimin e një spitali në Mariupol nga CNBC, zoti Lavrov tha se media nuk kishte dhënë një histori të ekuilibruar për atë që kishte ndodhur dhe se ndërtesa ishte bosh nga pacientë dhe nën kontrollin e "radikalëve" ukrainas, shkruan Sky News.

EMISIONET