"Nuk do të të vras, sepse duhet të mbijetosh dhe të vuash", arsyeja që Taulanti e "kurseu" gruan
Nga video tronditëse e xhiruar me celular në Torremaggiore (Foggia) menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, do të nxirrte një version të ri të fakteve.
45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili rrëfeu se kishte vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe gjoja të dashurin italian të gruas së tij, thotë duke iu drejtuar bashkëshortes:
“Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të ndjesh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”.
Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj.
Por në video Taulanti thotë:
“Do të vras edhe djalin”.
Shqiptari kishte ndaluar pikërisht teksa po endej në kërkim të djalit 5-vjeçar.
Fëmija shpëtoi duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes së shtëpisë.
Ai ishte shumë i lidhur me djalin e tij të vogël. Këtë e dëshmojnë fotot e shumta të publikuara me fëmijën në profilin e tij në Facebook.
Mbrëmjen e së shtunës, pas masakrës, të parët që mbërritën në shtëpi ishin vëllai i Taulantit me bashkëshorten.
Ishin ata që gjetën dhe fëmijën e fshehur pas divanit. Autoritetet më pas u besuan përkujdesjen për momentin.
Vetë Taulant Malaj e ka pranuar vrasjen e dyfishtë. Kur policia e bllokoim, ai kishte ende rroba të përgjakura ndërsa thikën e krimit e kishte lënë brenda makinës së tij.
Pasi pranoi përgjegjësitë për vrasjen e dyfishtë, ndoshta në gjendje konfuze ai pyeti vazhdimisht për vajzën e tij: "Si është Xhesika, a është mirë?"
Ndërkohë gjendja shëndetësore e gruas së tij Teftës, 39-vjeçare,është në një prognozë të rezervuar por jeta e saj nuk është në rrezik.
Ajo është goditur 6 herë me thikë në bark.
Kur mbërriti në spital ishte në shok, kështu që mjekët u desh ta qetësonin fillimisht dhe më pas të merret në pyetje nga karabinierët.
Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë.
Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Të dy janë të martuar prej 17 vitesh.
Për të konstatuar ekzistencën e lidhjes së dyshuar jashtëmartesore dhe shkëmbimin e mesazheve në një bisedë mes bashkëshortes së vrasësit dhe viktimës, hetuesit i kanë sekuestruar celularët e gruas, bashkëshortit dhe vajzës së saj.