Nobelistja e Paqes, Mohammadi fillon grevën e urisë në burg

Narges Mohammadi, fituesja iraniane e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023, e burgosur që nga arrestimi i saj në dhjetor, ka filluar një grevë urie për të kërkuar të drejtën e saj për të bërë telefonata.
Njoftimi vjen nga avokati i saj në Paris.
”Mohammadi, e arrestuar gjatë një proteste në qytetin lindor të Mashhadit më 12 dhjetor, ka qenë në grevë urie për tre ditë”, tha avokatja Chirinne Ardakani për AFP.
“Ajo po kërkon të drejtën e saj për të bërë telefonata, për të pasur qasje te avokatët e saj në Iran dhe për të pritur vizitorë”, tha Ardakani.
Ajo shtoi se telefonata e fundit e Mohammadit me familjen e saj ishte më 14 dhjetor dhe se familja ishte informuar për grevën e urisë nga një i burgosur që ishte liruar nga burgu.

