Njeriu më i pasur i Azisë është dhe njeriu i tretë më i pasur në botë, para tij janë vetëm Musk dhe Bezos

Njeriu më i pasur i Azisë është dhe njeriu i tretë

Gautam Adani ishte njeriu më i pasur i Azisë. Tani ai është personi i tretë më i pasur në botë, duke kapërcyer manjantin francez Bernard Arnault dhe duke u bërë personi i parë aziatik që zë këtë vend, sipas Indeksit të Miliarderëve publikuar nga Bloomberg.

Adani, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë, besohet të ketë vlerë rreth 137 miliardë dollarë.

Kjo ndodh pasi një rritje këtë javë e vendosi atë vetëm pas CEO të Tesla (TSLA) Elon Musk dhe themeluesit të Amazon (AMZN), Jeff Bezos, pasuria e të cilëve vlerësohet në 251 miliardë dhe 153 miliardë dollarë, respektivisht.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ashtu si miliarderët e tjerë në mbarë botën, Adani ka parë pasurinë e tij të rritet në qiell gjatë pandemisë.
Themeluesi i grupit me të njëjtin emër Adani Group kontrollon kompani që kanë të bëjnë me portet kontrollet e hapësirave ajrore deri te energjia diellore dhe qymyri.

Pasuria e tij u rrit në mënyrë eksponenciale që nga fillimi i krizës globale shëndetësore

Adani ka përfituar gjithashtu nga një rritje në përdorimin e qymyrit, që ka katapultuar ngjitjen e tij në muajt e fundit, sipas Bloomberg.

EMISIONET