Njerëz që vrapojnë, PAMJET e s*lmit në një tren në Angli! Vihet në pranga autori

Burri i akuzuar për një sulm me thikë në një tren në Angli të shtunën dyshohet se është përfshirë në tre "incidente" që ndodhën një ditë më parë dhe të njëjtën ditë në qytetin lindor anglez të Peterborough, konkretisht kundër një djali 14-vjeçar, tha sot Policia e Cambridgeshire.
CCTV of the train knifeman has been released.
— Tommy Robinson ???????? (@TRobinsonNewEra) November 2, 2025
Screams can be heard as people flee the mass stabbing.
The attacker calmly walking away, knife in hand. pic.twitter.com/SInlzilYcX
Britaniku 32-vjeçar, i cili u arrestua pas sulmit në tren që plagosi dhjetë persona, akuzohet gjithashtu për një sulm me thikë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Londrën lindore, në një stacion të Docklands Light Rail (DLR).
I dyshuari u arrestua pasi treni bëri një ndalesë emergjente në Huntingdon, rreth 130 kilometra në veri të Londrës. Autoritetet thanë se nuk po kërkonin askënd tjetër në lidhje me incidentin.
