Një valë e rrallë dhe rekord nxehtësie pritet në Kaliforni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 16:57

Një pjesë e Amerikës pritet të përjetojë një fenomen të rrezikshëm të motit. Një valë e rrallë dhe rekord e nxehtësisë detare mund të ndikojë tek njerëzit dhe krijesat e detit përgjatë bregdetit të Kalifornisë.
Shkencëtarët thonë se ajo mund të ketë pasoja të gjera dhe afatgjata. Ata paralajmërojnë se ndryshimi i kushteve klimatike bregdetare mund të detyrojë speciet detare të zhvendosen në zona të pazakonta.

