Një tjetër shqiptare kampione në paraolimpiandën e Tokios, atletja tetraplegjike rrëmbeu 2 medalje ari në not

Një tjetër shqiptare kampione në paraolimpiandën e Tokios,

Pas Arjola Dedaj, atletja paraolimpike kampione e botës për Italinë e mbajtëse e 5 titujve europian  në kërcim së gjati, është një tjetër kampione shqiptare me emrin Arjola.

Garuesja në lojërat olimpike për atletë me aftësi të kufizuara që po mbahet këto ditë në Tokio, i ka dhuruar kombëtares paraolimpike italiane dy medalje ari në sportin e notit. 

Shqiptarja Arjola Trimi 34 vjeç ka fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë në kategorinë S3 e medaljen e artë në sitlin shpinë 50 metra.

Atletja Arjola Trimi ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. U transferua në Milano në moshën 2 vjeçare. E apasaionuar pas notit Arjola u bë një notare profesioniste e pjesë e skuadrës paraolimpike italiane.

Në lojërat e Tokios ajo fitoi dhe medaljen e bronzit në stafetën mix 4 për 50 metra stil i lirë.

Me medaljet e fituara në këtë Paraolimpiadë, Arjola Trimi çon në 30 numrin e medaljeve të fituara në kategorinë e saj.

Kjo është Paraolimpiada e dytë ku ajo përfaqëson Italinë. 

Në Paraolimpiadën e Rio më 2016 fitoj një medalje argjendi, në vitin 2013 në Botërorin e Montreal fitoi dy medalje argjendi e dy bronzi, në Glasgoë më 2015, një medalje të artë e një argjendi e në Londër më 2019 doli fituese me 6 medalje.

"Sporti është liri, përfaqëson aftësinë për t'u shprehur 100%, e kupton se si të reagoj trupi me lëvizjet e mia", thotë ajo.

Fitorja e shqitpares Arjola Trimi është përshëndetur nga ministrja italiane për personat me aftësi të kufizuar Erika Stefan e nga Presidenti i Federatës Paraolimpike italiane Luca Pancalli.

"Arjola e mrekullueshme, e mrekullueshme. Ari i dytë. Cfarë atlete!" shkruan ai në Twitter pas fitores së medaljes së dytë të artë në stil të lirë 50 metra.

Arjola Trimi ka bërë për vetë publikun italian e ka tifozë të shumë që i kanë vënë epitetet "tigër e pishinës", "wonder woman", apo "makinë lufte"./OraNews/

EMISIONET