Një "shi meteorësh" arrin kulmin këtë mbrëmje, ja si mund ta shihni

Një "shi meteorësh" arrin kulmin këtë

Një "shi meteorësh" do të arrijë kulmin këtë mbrëmje. Ky është "shiu i parë i meteorëve" për vitin 2022 dhe do të arrijë kulmin më 3 janar rreth orës 20:40 duke u shfaqur pranë Arushës së Madhe.

Ndryshe nga shumica e shirave të meteorëve, të cilët vijnë nga mbeturinat e lëna pas nga kometat, Quandrantids ( fenomeni që do ndodhë sot) vjen nga asteroidët 2003 EH1, që mund të jenë kometa të vdekura.

Për të parë "shiun e meteorëve" do t'ju duhet të gjeni një zonë të errët qielli dhe një horizon të qartë sipas NASA-s, e cila thotë se ata do të jenë të dukshëm gjatë natës në qiell, shkruan Daily Mail.

Meteorët janë rezultat i grimcave të vogla që hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi të lartë, zakonisht rreth 90,000 mph për Quadrantids. 

EMISIONET