Një avion i zjarrfikësve në Los Angeles përplaset me një dron, nuk raportohet për të lënduar

Një avion zjarrfikës goditi një dron ndërsa po operonte mbi Palisades Fire të enjten në mbrëmje, thonë autoritetet e aviacionit në Los Angeles.
Megjithëse natyra e saktë e dëmtimit është e paqartë, zyrtarët i thanë Los Angeles Times se avioni i quajtur Super Scooper pësoi një vrimë në krahun e tij. Është e paqartë se për sa kohë avioni do të jetë jofunksional. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar në lidhje me ngjarjen.
“Fluturimi i një droni pranë një zjarri është i rrezikshëm dhe mund të kushtojë me jetë,” tha ai, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë ndalimin e fluturimit të avionëve.
“Vonesat e reagimit nga ajri përbën një kërcënim për zjarrfikësit në terren, banorët dhe pronat në komunitetet e afërta dhe mund të lejojë që zjarret të rriten.”
Incidenti është nën hetim nga Administrata Federale e Aviacionit, e cila lëshoi një kujtesë të rreptë për civilët se fluturimi i një droni në mes të përpjekjeve për shuarjen e zjarrit është një krim federal dhe dënohet me deri në 12 muaj burg ose gjobë deri në 75,000 dollarë, raporton CBS News.
