NIS GJUETIA E TRADHTARËVE/ Irani ekzekuton tre persona, akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit

NIS GJUETIA E TRADHTARËVE/ Irani ekzekuton tre persona, akuzoheshin

Irani ka ekzekutuar tre shtetas të tij të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit.

Sipas autoriteteve iraniane, të dënuarit – Idris Aliu, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul – ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës dhe për përpjekje për të futur kontrabandë pajisje në vend me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Iranit dhe Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm . Agjencia Nour News, e afërt me qeverinë iraniane, raportoi gjithashtu se rreth 700 persona janë arrestuar për lidhje të dyshuara me Izraelin gjatë një konflikti 12-ditor të fundit.

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi.

EMISIONET