Ngushtica e Hormuzit bën që Trump të rivlerësojë samitin me Xi Jinping, takimi nga 31 marsi deri në 2 prill drejt anulimit

Ngushtica e Hormuzit bën që Trump të rivlerësojë

Presidenti amerikan Donald Trump mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku do të takohej me presidentin kinez Xi Jinping.

Lajmi vjen ndërsa Uashingtoni po kërkon ndihmë nga Kina dhe vendet e tjera për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, pas tensioneve me Iranin.

Trump tha se vizita mund të shtyhet, duke lidhur zhvillimin e samitit me një ndihmë të mundshme kineze për sigurinë në zonë.

Ai kërkoi që Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Britania dhe Franca të dërgojnë anije luftarake për të patrulluar zonën, duke shtuar se Europa dhe Kina varen shumë nga furnizimet me naftë nga Gjiri Persik, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë më pak të varura.

Nga ana e saj, Kina ka reaguar me maturi zyrtare, duke thënë se komunikimi mes liderëve vazhdon dhe takimet mes shteteve kanë rol të rëndësishëm për marrëdhëniet bilaterale.

Por mediat shtetërore kineze, si Global Times, paralajmërojnë se pranimi i rrezikut nga SHBA dhe mbushja e rrugës detare me anije luftarake mund të rrisë tensionet.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, po zhvillon bisedime në Paris me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng për agjendën e samitit.

Analistët thonë se Trump mund të përdorë presionin dhe kërcënimin për të negociuar, ndërsa Pekini është i shqetësuar për vonesat dhe kohëzgjatjen e shkurtër të vizitës.

Situata mbetet e pasigurt, ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë janë vendimtare për ruajtjen e armëpushimit tregtar dhe stabilitetin rajonal.

EMISIONET