Ngrohja globale, shkencëtarët ngrenë shqetësimin pas matjeve të temperaturave: Më e shpejtë nga ajo e parashikuar

Shkencëetarët kanë ngritur sërish shqetësimin për ndryshimin e fortë të temperaturave në këto muaj të vitit 2023.
Pas matejeve dhe analizave të realizuara ata shprehin frikën se ngrohja globale mund të jetë edhe më e shpejtë nga sa ishte parashikuar.
Brian McNoldy, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Shkollën e Marinës, Atmosferës dhe Shkencës së Tokës në Universitetin e Miami Rosenstiel, ka shpërndarë në Twitter 4 grafikë që tregojnë rritjen rekord të temperaturave globale, përfshirë dhe të oqeaneve si dhe nivelet rekord të karbonit në atmosferë dhe shkrirjen me shpejtësi të akullit në Antraktidë.
Bota është tashmë 1.2 gradë celsius më e ngrohtë sesa ishte në kohët paraindustriale, dhe pesë vitet e ardhshme parashikohen të jenë më të nxehtat e regjistruara. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, maji ishte muaji më i nxehti në histori për oqeanet në botë.
Në fund të shkurtit, akulli i detit Antarktik arriti shtrirjen më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitet 1970.
Ndërsa muaji i kaluar ishte më i nxehti në histori për oqeanet në botë.
Per sa i përket nivelit të karbonit, që është nxitës i kriës klimatike, tashmë është 50% më i lartë se para revolucionit industrial. Për shkencëtarët këto janë shifra alarmante, megjithatë jo të papapritura. Ata vijojnë thirrjet e tyre për uljen e emetimeve tona të karbonit me një ritëm shumë më të shpejtë së ditët e sotme.
