"Ngela pa fjalë" Biologu detar kap peshkun gjigant, peshon 2 ton (video)

"Ngela pa fjalë" Biologu detar kap peshkun gjigant, peshon 2 ton

Nuk mund tu besonte syve biologu detar, Enriqur Ostale, kur në rrjetën e tij të peshkimit në një varkë, në brigjet e Ceutës në Spanjë pa një peshk gjigant.

Sipas Reuters, peshku i madh i përket kategorisë "mola alexandrini", një nënspecie e peshkut hënor të familjes molida, i cili konsiderohet peshk 'delikat'  dhe  për këtë arsye nuk konsumohet në Evropë.

Sipas një interviste të dhënë nga Ostale dje, e enjte 14 tetor, krijesa mbresëlënëse ishte  3.2 metra e gjatë dhe rezulton të jetë peshku më i madh i kësaj specie i gjetur ndonjëherë në zonë.

"U përpoqëm ta vendosnim  në peshoren prej 1.000 kilogramësh, por ishte tmerrësisht i rëndë. Prandaj dhe nuk e vendosëm në peshore, sepse do ta prishte", tha Ostale, kreu i Laboratorit të Biologjisë Detare të Universitetit të Madridit në enklavën spanjolle të Ceutës në bregun verior të Afrikës, e cila u thirr në vend për të vlerësuar gjetjen.

Ai vlerëson se pesha e peshkut "mamuth" duhet të ketë qenë rreth 2 ton.

Peshku fillimisht u izolua në një "dhomë nëndetëse"  në anije.

Një vinç më pas e ngriti atë në mënyrë që Ostale dhe kolegët e tij ta matnin, ta fotografonin dhe të merrnin mostra të ADN -së .

“Ngela pa fjalë. Kisha lexuar për këta peshq, por kurrë nuk prisja se do t'i shikoja nga afër," tha shkencëtari, duke shtuar, pavarësisht eksperiencës së bukur e gjithë procedura ishte stresuese.

EMISIONET