Nga palestra te tualeti i veshur me ar, brenda avionit 390 mln paund të Putin ndërsa rusët vuajnë për ushqim (FOTO)

Nga palestra te tualeti i veshur me ar, brenda avionit 390 mln paund të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka një avion privat që kushton plot 390 milionë paund, ku tualeti është i veshur me ar.

Fotot e publikuara nga The Sun tregojnë ambientet e brendshme luksoze të avionit, ndërsa rusët janë goditur nga sanksionet dhe po luftojnë për ushqimet pasi dyqanet po boshatisen.

Fotot tregojnë se brenda avionit të Vladimir Putin ka një bar, dhima gjumi dhe madje edhe një palestër.

Dekori i brendshëm ka një stil neoklasik dhe tavolina e madhe e konferencave është e zbukuruar me ar dhe e rrethuar me sedilje lëkure ngjyrë krem.

Nga palestra te tualeti i veshur me ar, brenda avionit 390 mln paund të

The Sun shkruan se avioni i tij mahnitës është i aftë të arrijë shpejtësinë 560 mph dhe është bërë nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve Voronezh.

Ai është i pajisur me një sistem të avancuar komunikimi që e lejon atë të veprojë si një qendër menaxhuese e aftë për të komanduar trupat gjatë luftimeve.

Monedha e Rusisë, rubla, ka pësuar rënie dhe rusët janë parë në pikat e parave, duke u përpjekur që të tërheqin paratë përpara se kursimet e tyre të bëhen të pavlera.

Janë shfaqur gjithashtu pamje nga pensionistët rusë që luftojnë për atë pak ushqim që gjendet në raftet e supermarketeve.

Nga palestra te tualeti i veshur me ar, brenda avionit 390 mln paund të

Frika për një kolaps ekonomik në  Rusi  vazhdon të rritet ndërsa sanksionet perëndimore vijojnë.

EMISIONET