“Netflix” bie nga froni, kompania humbet rreth 1 milion abonentë, në rënie dhe aksionet
Gjigandi i transmetimit “Netflix” po shënon gjithnjë e më shumë rënie në shikueshmëri. Vetëm në tre mujorin e fundit mbi 1 mln abonente janë larguar nga rrjeti ndërsa konkurrenca me kompani të tjera ka sjellë qindra shkurtime të vendeve të punës dhe një rënie të aksioneve.

Pas një kohë të gjatë në fron si mbreti i transmetimit, rrjeti I famshëm televiziv “Netflix” po përballet me një luftë të ashpër për të mbajtur kurorën.
Rreth 1 milion abonentë u larguan nga shërbimi në tre muajt e fundit, midis prillit dhe korrikut, dhe kjo nuk është frika më e madhe që ka gjigandi i transmetimit. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Reed Hastings, tha se kjo që po ndodh mund tëkonsiderohet veçse e çuditshme.
Sezoni i ri i dramës hit ka qenë një sukses fenomenal dhe mund të ketë ndihmuar në ndalimin e eksodit të klientëve të “Netflix”. Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që nga viti 2011 në prill, lajm që u pasua nga qindra shkurtime të vendeve të punës dhe një rënie e aksioneve të saj.
Humbjet e abonentëve të raportuara së fundmi janë më të mëdhatë në historinë e firmës, me SHBA-në dhe Kanadanë që shënon numrin më të madh të anulimeve në tremujor, të ndjekur nga Evropa.
Guy Bisson, drejtor ekzekutiv në “Ampere Analysis”, tha se ështe "e pashmangshme" kjo që po ndodh me “Netflix”.
“Kur je lider, ka vetëm një drejtim, veçanërisht kur nis një konkurrence e madhe, siç ka ndodhur me ‘Netflix’ në dy vitet e fundit”.
Ky është një ndryshim i fortë për “Netflix-in”, i cili gëzoi rritje të pandalshme, pasi revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit në mbarë botën konsumonin argëtimin.
Pozicioni i tij si një gjigant global u çimentua kur pandemia goditi në vitin 2020 dhe njerëzit, të mbërthyer në shtëpi me disa opsione të tjera për argëtim, u dyndën drejt hiteve si “Squid Game” dhe “The Crown”.
Kompania gjithashtu përballet me konkurrencë të ashpër nga “Apple TV”, “HBO Max”, “Amazon Prime” dhe “Disney+”.

