Nesho: Me luftën në Ukrainë dhe sanksionet Rusia do të humbasë fuqinë që të jetë kërcënim

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Agim Nesho, Ambasador u shpreh se për perëndimin është shumë e rëndësishme që Ukraina të qëndrojë për të ridimensionuar rolin revizionist të Rusisë.

Sipas tij, së bashku me sanksionet që i janë vendosur Rusisë dhe konsumin e armëve e trupave në terren, Rusia do të humbasë fuqinë që të jetë një kërcënim për perëndimin.

Nesho: Për perëndimin është shumë e rëndësishme që Ukraina të qëndrojë për të ridimensionuar rolin revizionist të Rusisë. NATO nuk mund të ndërhyjë direkt ndaj një vendi që kërkon një mbrojtje, megjithatë rezistenca e Ukrainës ka një kosto për Rusisë, sepse ushtria e tyre ka pasur një rënie deri në 40%.

Së bashku me sanksionet që i janë vendosur Rusisë dhe konsumin e armëve e trupave në terren, Rusia do të humbasë fuqinë që të jetë një kërcënim për perëndimin. Të gjithë organet e perëndimit kërkojnë që kjo luftë të mbarojë sa më parë.

EMISIONET