Nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryeministri portugez jep dorëheqjen

Nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryeministri

Sipas asaj që ishte parashikuar nga kanali televiziv Sic, kryeministri portugez António Costa i ka dorëzuar tashmë Presidentit të Republikës dorëheqjen e tij.

Costa është i përfshirë në hetimin e gjyqësorit për investimet "gjelbër" të qeverisë së tij. Ministri portugez i Infrastrukturës, João Galamba, u padit si pjesë e një hetimi që bëri këtë mëngjes policinë të kontrollonte dy ministritë (Infrastrukturës dhe Mjedisit) dhe vetë Presidencën e Këshillit.

Sipas asaj që u raportua në shtypin portugez, nën hetim do të ishte edhe vetë kryeministri, António Costa, por në një hetim të zhvilluar këtë herë nga Gjykata e Lartë.

Për Galamba, krimet për të cilat dyshohet nga Prokuroria Publike do të ishin korrupsioni aktiv dhe pasiv, tregtia me ndikim dhe shpërdorimi i detyrës. 

Hetimet kanë të bëjnë me investime në shfrytëzimin e hidrogjenit të gjelbër dhe minierës së litiumit Montalegre, në veri të vendit.

Për momentin do të ishin të paktën tre figura shumë të afërta me kryeministrin në paraburgim: kreu i kabinetit Vítor Escária, sipërmarrësi, konsulenti dhe miku personal i kryeministrit, Diogo Lacerda Machado dhe kryetari socialist i qytetit port. i Sines, Nuno Mascarenhas./ANSA

EMISIONET