Nën ankthin e luftës, gruaja në Ukrainë me fëmijën e saj strehohen në banjo

Nën ankthin e luftës, gruaja në Ukrainë me fëmijën

Një grua e cila jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, është strehuar në banjën e saj, ndërsa Rusia vazhdon pushtimin e saj.

Medait e huaja, bëjnë me dije se djali  i saj i vogël Vadim, i cili është në kopsht prej tre ditësh po fle në banjo, pasi sipas nënës së tij është vendi më i sigurt në apartament.

"Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka. Ne nuk shkojmë në strehimore, nuk garanton siguri 100% dhe mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës. Në shtëpi, ai fle mirë, ha dhe mendon se gjithçka është argëtuese”, tha ajo. 

Olga përshkroi se kishte dëgjuar shumë shpërthime midis orës 1 të mëngjesit dhe 4 të mëngjesit të së shtunës që dukej sikur po vinin nga veriu.

“Është qetësi tani. Më në fund, mund të marr një sy gjumë."- tha ajo.

 

 

EMISIONET