Negociatat e BE me Turqinë në vendnumëro, Varhelyi: Të depërshkallëzojë tensionet në Mesdheun Lindor

Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Turqinë vijojnë të mbeten komplekse.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa prezantoi raportet e progresit për secilin nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit tha se negociatat e pranimit kanë mbetur në vendnumëro.

Ai ngriti shqetësimin dhe për rikthimin e tensioneve me Greqinë dhe i bëri thirrje Turqisë të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të depërshkallëzojë tensionet në Mesdheun Lindor.

Oliver Varhelyi: Sa i përket Turqisë marrëdhëniet BE-Turqi mbeten komplekse. Nga një anë kemi negociatat e pranimit që mbeten vendnumëro sikundër e vërteton Komisioni.Turqia ka lëvizur në disa çështje, por në disa si të drejtat e njeriut dhe gjyqësorit nuk ka pasur ndryshime. Tensionet ndaj disa vendeve anëtare rierdhën në 2022.

Ne shprehën shqetësim sa i përket aksioneve të ripërsëritura të Turqisë dhe Turqia duhet të respektojë integritetin territorial të gjitha vendeve anëtare. Presim që Turqia të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të depërshkallëzojë tensionet në Mesdheun Lindor. Gjithashtu dhe të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore. Komisioni thotë gjithashtu që Turqia është një vend i rëndësishëm kandidat.

Komisioni Evropian rekomandoi këtë të mërkiurë që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

Paraprakisht, Kolegji i Komisionerëve Evropianë miratoi paketën vjetore të zgjerimit, ashtu si edhe raportet e progresit për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në paketën e zgjerimit, Komisioni Evropian vë fokusin në fushat që lidhen me procesin e integrimeve evropiane, siç janë: sundimi i ligjit, reformat e administratës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vend të veçantë zënë, po ashtu, ndikimet e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

EMISIONET