Në mungesë të ndihmës amerikane, Moska rinis sulmin me raketa në Kiev

Në mungesë të ndihmës amerikane, Moska rinis sulmin me

Rusia vijoi sulmet kundër Ukrainës, duke hedhur një valë të re raketash. Si rezultat i sulmit u vra një person dhe mbetën të plagosur gjashtë të tjerë, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se sulmet ruse këtë dimër mund të përqëndrohen për sulmet në infrastrukturën energjetike.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan nëpër Kiev dhe qytete të tjera. Shtatë bombardues rusë Tu-95 u ngritën nga baza ajrore Engels në rajonin e Saratovit dhe hodhën 19 raketa nga hapësira ajrore ruse. Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 14 prej tyre, thanë zyrtarët ukrainas, duke përfshirë ato që kishin si objektiv kryeqytetin ukrainas. Një person mbeti i vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm në qytetin lindor të Pavlohrad, në provincën Dnipropetrovsk. Raketa goditi një zonë industriale, shtëpi, një kishë dhe disa makina.

Rusia synoi gjithashtu qytetin e Kharkivit me gjashtë raketa S-300, duke plagosur një person dhe duke shkaktuar dëme në pronë, raportojnë mediat e huaja. Kremlini ka përdorur fuqinë e tij ajrore për të sulmuar qytetet dhe vendbanimet e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të tij në shkallë të plotë. Pas një pauze prej gati një muaji, ajo rifilloi sulmet në Kiev të premten, ku mbrojtja ajrore është më e fortë.

Sulmet e fundit duket se janë krijuar për të demoralizuar ukrainasit, pasi mbështetja politike për vendin jashtë duket se po pakësohet, ndërsa duket se Vladimir Putin do të fitojë luftën deri vitin e ardhshëm. Të mërkurën, Senati amerikan refuzoi të miratojë një projekt-ligj shtesë financimi që përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe ndihmën për Izraelin dhe Gazën. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se ndihma ushtarake për Kievin është gati duke u mbaruar.

EMISIONET