Në kërkim të një armëpushimi? Hamasi i gatshëm për të liruar të tjerë pengje izraelite

Në kërkim të një armëpushimi? Hamasi i gatshëm

Hamasi teksa dje ka lidhur pengje, duket se është i gatshëm të lirojë të tjerë gjatë fazës së parë të një marrëveshjeje të propozuar për armëpushim, tha një burim izraelit i afërt me negociatat.

Në kundërpropozimin e tij të fundit, Hamasi ofroi lirimin e më pak se 20 pengjeve në këmbim të një armëpushimi gjashtë-javor, më shumë se përgjysmimin e numrit prej 40 pengjeve që ka qenë baza e negociatave për muaj të tërë – një hap i rëndësishëm prapa në bisedime.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden konfirmoi se Hamasi është i fokusuar në ata 20 për fazën e parë të një marrëveshjeje të mundshme. Zyrtari konfirmoi gjithashtu se Hamasi po u thotë ndërmjetësuesve se ka vetëm rreth 20 pengje të mbetura që janë gra ose të sëmurë, të plagosur dhe burra të moshuar.

Hamasi bëri thirrje gjithashtu për lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë në këmbim të më pak pengjeve, tha burimi, si dhe një numër më të madh të burgosurish që vuajnë dënimin e përjetshëm.

Burimi izraelit tha se kundërpropozimi i fundit i Hamasit sinjalizon se Yahya Sinwar, lideri i Hamasit në Gaza, nuk dëshiron një marrëveshje, duke kërkuar të shfrytëzojë çarjet midis SHBA-së dhe Izraelit mbi operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe presionin e brendshëm ndaj qeverisë izraelite.

Zëdhënësi i Hamasit, Basem Naim tha se grupi kishte propozuar “lirimin e (tre) izraelitëve të kapur çdo javë”, por tha se “askush nuk po flet për numrat përfundimtarë”.

Përtej raportit të të burgosurve palestinezë, Hamasi po vazhdon të kërkojë garanci për një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe akses të pakufizuar për palestinezët për t’u kthyer në Gazën veriore.

“Hamasi mendon se ata po fitojnë. Sepse përkufizimi i tyre i suksesit është mbijetesa dhe ata kanë mbijetuar deri më tani.”, tha zyrtari Biden. “Sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më i pabindur është bërë Hamasi dhe jo anasjelltas” /BW

EMISIONET