Në fije të perit, Kongresi amerikan varet nga tre shtete. Nxehtë në Arizona

Republikanët po udhëheqin edhe Senatin, megjithëse nuk ka përfunduar numërimi në shtetin e Arizonës ku demokratët janë përpara. Për shkak se dy forcat politike nuk arritën të marrin gjysmën e votave në Xhorxhia, atje do të ketë sërish zgjedhje në muajin e ardhshëm.

Në fije të perit, Kongresi amerikan varet nga tre shtete. Nxehtë

Edhe 400 mijë vota janë për t’u numëruar në shtetin e Arizonës, një nga garat më kritike mes dy forcave politike për Senatin.

Demokratët udhëheqin me 30 mijë vota përpara, ndërsa votat me postë janë numëruar që në nisje të procesit të numërimit, ku dihet se tradicionalisht sistem të tillë votimi e kryejnë të majtët.

Aktualisht republikanët udhëheqin edhe Senatin, 49 me 48 pasi e djathta fitoi një ulëse në shtetin e Uinskonsit.

Në Xhorxhia palët shkuan në balotazh, pasi asnjë nuk mundi të marrë 50% të votave për shkak të një force të tretë politike.

Për këtë, Komisioni i Zgjedhjeve të shtetit caktoi datën 6 dhjetor për rivotim.

Republikanët arritën të merrnin shtetin e Nevadës duke marrë 49 ulëse në Senat, ndërsa demokratët 48 duke lënë Arizonën dhe Georgian vendimtaret për zgjedhjet afatmesme.

Kujtojmë që Republikanët kryesojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe sipas projeksioneve aktuale mund të dalin rreth 2 ulëse para demokratëve.

EMISIONET