Ndranghetas “i presin krahët”, një prej grupeve furnizohej me kokainë nga shqiptari i arratisur në Dubai

108 persona u vunë në pranga në një operacion ndërkombëtar ndaj mafias kalabreze Ndrahgeta. Një nga tre grupet e goditura sipas prokurorëve furnizohej me kokainë nga një shqiptar.

Ndranghetas “i presin krahët”, një prej grupeve

Është goditja më e madhe ndonjëherë ndaj mafias kalabreze.

108 persona u vunë nën akuzë, nga të cilët 85 tashmë në burg në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar  "Eureka" ndaj Ndranghetas.

Më shumë se 3 mijë policë u angazhuan në operacion në Itali dhe 1000 në Gjermani, ndërsa bastisje pati edhe në Spanjë, Portugali, Francë, Rumani dhe Slloveni.

Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim, kontrabandë droge, posedim dhe trafikim të armëve.

Sipas autoriteteve  rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës përbëhej nga tre grupe me bazë në Kalabri dhe shtrirje në Itali dhe jashtë saj.

Prokurorët italianë vlerësojnë se vetëm në vitet e fundit, grupet e lidhura me Ndraghetën kanë sjellë në Itali 6 tonë kokainë nga Amerika e Jugut.

Një nga bandat, sipas hetimit italian, furnizohej nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.

Vlerësohet se këto grupe trafiku kanë lëvizur 22.3 milion euro para të ardhura nga droga.

Paratë pjesërisht ishin përdorur për blerjen e makinave luksoze dhe finacimin e aktivieteteve tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani, ku gjithashtu ricikloheshin duke shfrytëzuar aktivitetet e pastrimit së makinave.

Paratë e trafikut të drogës, po ashtu  u pastruan në sektorët e restoranteve, turizmit dhe pasurive të paluajtshme.

Operacioni i finalizuar këtë të mërkurë ishte finalizim i një hetimi të nisur në vitin 2019, ndërsa prokurorët thonë se kanë në dorë bisedat e trafikantëve në programet EncroChat dhe SkyECC.

itali arrestime ndragheta trafik kokaine eldi dizdari

EMISIONET