Ndodh në Itali! Vr*tet gazetari i njohur sportiv, trupi i tij gjendet i ...

Ndodh në Itali! Vr*tet gazetari i njohur sportiv, trupi i tij gjendet i ...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, 53 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, ndërsa autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Sipas mediave italiane, trupi i gazetarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 19 korrik, pasi zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e një zjarri në zonë. Hetuesit dyshojnë se Esposito është qëlluar me armë zjarri dhe më pas i është vënë flaka.

Identifikimi i viktimës u bë pas gjetjes së një automjeti të braktisur në zonë, i regjistruar në emër të tij. Esposito, i cili njihej profesionalisht si Luca, punonte si komentator sportiv dhe ishte i angazhuar prej vitesh në gazetarinë sportive.

Kolegët e tij e kanë përshkruar si një profesionist të apasionuar dhe një person që mbronte me vendosmëri bindjet e tij. Drejtori i televizionit “OttoChannel”, ku Esposito bashkëpunonte, e cilësoi vdekjen e tij një humbje të rëndë dhe kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria e Salernos ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivin e vrasjes. Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse krimi ka lidhje me aktivitetin e tij gazetaresk.

EMISIONET