Ndodh edhe në SHBA, qytetarët ri-zgjedhin për një mandat tjetër politikanin e vdekur

Një ligjvënës i Pensilvanisë, Antony DeLuca, i cili vdiq nga kanceri muajin e kaluar, ka fituar me një shumicë në zgjedhjet afatmesme në SHBA.
DeLuca i cili vdiq nga limfoma më 9 tetor në moshën 85-vjeçare përfaqësonte një periferi të Pittsburgh në dhomën e ulët të legjislaturës së shtetit si një demokrat.
Vdekja e ligjvënësit erdhi shumë vonë për të fshirë emrin e tij nga votimi në zgjedhjet legjislative mbarëkombëtare të së martës në SHBA.
Pas numërimit të votave, DeLuca mbajti vendin e tij me 86 për qind të votave nga 98 për qind e votave të numëruara.
“Ndërsa jemi tepër të pikëlluar nga humbja e Përfaqësuesit Tony DeLuca, ne jemi krenarë të shohim se votuesit vazhdojnë të tregojnë besimin e tyre tek ai dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike duke e rizgjedhur atë pas vdekjes”, tha Partia Demokratike e Pensilvanisë.
Megjithatë, tani do të mbahen një zgjedhje speciale për të vendosur përfundimisht se kush do të marrë vendin e DeLuca.

