Ndodh çudia në Norvegji/ ‘Burri sapo hap sytë në mëngjes shikon një anije gjigante 135 metra larg kopshtit të tij’

Një burrë në Norvegji u zgjua dhe gjeti një anije të madhe kontejnerësh të bllokuar në kopshtin e tij.
Anija 135 metra e gjatë përfundoi shumë pranë shtëpisë së Johan Helbergut në orën 5:00 sipas orës lokale të enjten, në zonën Byneset pranë Trondheimit.
Helberg u njoftua nga fqinji i tij i panikuar, i cili pa anijen duke u drejtuar drejt bregut.
“Zilja ra në një orë të ditës që nuk më pëlqen ta hap”, tha z. Helberg në kanalin televiziv TV2.
“Shkova te dritarja dhe u habita kur pashë një anije të madhe”, shtoi ai në një intervistë me Guardian.
“Më është dashur ta zgjas qafën për ta parë majën e saj. Ishte kaq surreale.”
Anija mallrash NCL Salten, që valëviste flamurin qipriot, mbante 16 persona dhe po udhëtonte në jugperëndim përmes fjordit Trondheim drejt Orkanger kur doli nga kursi.
Nuk u raportua për të lënduar në incident, ndërsa autoritetet norvegjeze po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Sipas informacioneve, e njëjta anije ishte përplasur përsëri në breg në vitin 2023.

