Ndjekje si në filma, adoleshenti me makinë të vjedhur përplas makinën e policisë, plagosen rëndë dy efektivë

Një adoleshent, në një përpjekje për ti ikur policisë dhe xhandarmërisë që i ishin vënë pas, ka përplasur një automjet policie, duke plagosur rëndë dy efektivë. Ai u arrestua sëbashku me tre pasagjerët e tij, gjithashtu të mitur.

Ndjekje si në filma, adoleshenti me makinë të vjedhur

Katër të mitur në një makinë të vjedhur u arrestuan në  qytetin francez Villeneuve-sur-Lot (Lot-et-Garonne) natën e mes të premtes dhe të shtunës. Shoferi nuk pranoi të ndalonte dhe u përplas me një makinë policie, duke plagosur dy zyrtarë. Faktet janë filmuar nga një dëshmitar i cili ka postuar videon e tij në rrjetet sociale.

Sipas policisë, gjithçka nisi rreth orës 23:00. Një makinë sapo ishte vjedhur në qytetin Sainte-Livrade-sur-Lot. Një ekuipazh i Togës së Vëzhgimit dhe Ndërhyrjes së Xhandarmërisë (PSIG) ka pikasur mjetin në kërkim, por drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka nisur ndjekjen.

I arratisuri më pas merr drejtimin e Villeneuve-sur-Lot. Policia është paralajmëruar dhe tenton të përgjojë shoferin. Me të mbërritur në një rrethrrotullim në qytet, i dyshuari përplaset brutalisht me një automjet policie, përpara se të bllokohej nga makina të tjera policie.

 Katër adoleshentët në bord, nga mosha 14 deri në 17 vjeç u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në paraburgim.

EMISIONET