Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Presidenti i Parlamentit Europian

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli , ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të së martës, në moshën 65-vjeçare, njoftoi zëdhënësi i tij.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë vuante nga një sëmundje e rëndë për më shumë se dy javë, e si rrjedhojë kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.
Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.
Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.
Në shtator, z. Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.
Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar për në fund të këtij muaji, ndërsa z. Sassoli kishte treguar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen. Ish-lexuesi i lajmeve televizive u bë president i Parlamentit Evropian në korrik 2019.
-
Europoli urdhërohet të fshijë të dhënat që nuk lidhen me krime
10 Janar, 22:44


