Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Vatikani zbulon shkakun e vd*kjes

Goditja cerebrale çoi në koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në certifikatën e vdekjes, e publikuar nga Vatikani.
Raporti vjen rreth 12 orë pasi u njoftua vdekja e Papës, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive.
Problemet shëndetësore e munduan atë gjatë viteve të fundit të jetës së tij dhe ai u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një krizë të frymëmarrjes që çoi në pneumoni të dyfishtë.
Kjo çoi në një qëndrim 38-ditor në spital. Megjithatë, ai doli në publik të dielën e Pashkëve, një ditë para vdekjes së tij, për të bekuar mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.

