Ndarja nga jeta e David Sassolit, befason deputeti ekstremist gjerman: Më në fund ai derr i ndyrë vdiq

Ndarja nga jeta e David Sassolit, befason deputeti ekstremist gjerman: Më

Një eurodeputet i ekstremit të djathtë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) mesa duket është gëzuar për vdekjen e David Sassoli.

Sipas mediave gjermane  Nicolaus Fest, në një bisedë me anëtarët e tjerë të fraksionit të tij, është shprehur: Më në fund, ai derr i ndyrë ka vdekur, një antidemokrat, një turp për çdo parlamentarë.

Pasi komentet e tij u bënë publike, Fest postoi në Facebook në përpjekje për të justifikuar fjalët e tij, por megjithatë nuk ka kërkuar falje.

Ndarja nga jeta e David Sassolit, befason deputeti ekstremist gjerman: Më

Presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli vdiq të martën (11 janar) në moshën 65-vjeçare, duke shkaktuar një valë reagimesh keqardhje nga eurodeputetët dhe liderët evropianë.

 

 

EMISIONET