NATO i kërkon shteteve evropiane pesëfishimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore

NATO i kërkon shteteve evropiane pesëfishimin e kapaciteteve të

NATO po bën thirrje që të gjitha shtetet anëtare evropiane të rrisin pesëfish aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore tokësore.

Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve të aleancës për të mbushur boshllëqet kritike në sistemin e saj të mbrojtjes ndaj kërcënimeve nga Rusia.

Plani do të diskutohet këtë të enjte në samitin e ministrave të mbrojtjes që mbahet në Bruksel.

Secili vend do të ketë nivele të ndryshme të rritjes së kapaciteteve, ndërsa ende nuk është përcaktuar një afat i qartë për përfundimin e këtij procesi.

Në të njëjtën kohë, ministrat pritet të miratojnë një nga angazhimet më ambicioze për rritjen e rezervave të armëve që nga Lufta e Ftohtë, duke forcuar kështu aftësinë e përgjigjes së shpejtë të NATO-s.

Ky takim përgatitor shërben për samitin e liderëve që do të mbahet më 24-25 qershor në Hagë, ku do të diskutohen më gjerë masat për të përballuar kërcënimet moderne.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nënvizoi se, “Nuk jemi në luftë, por as në paqe. Duhet të forcojmë parandalimin dhe gatishmërinë për veprim të plotë operacional.”

Përforcimi i mbrojtjes nga dronët, raketat dhe avionët luftarakë të gjeneratës së re është konsideruar prioritet kryesor për aleancën.

EMISIONET