Muzeu i Seksit hapet edhe në Miami, një ambient për rëndësinë kulturore të seksualitetit njerëzor

Muzeu i Seksit është bërë një nga atraksionet më të vlerësuara të qytetit të Nju Jorkut në TripAdvisor që kur u hap në Manhattan në 2002.
Tani muzeu po vjen në Miami, Florida, ku një post i ri do të strehojë gjithçka nga "robotët seksi" deri te një ekspozitë mbi historinë e produkteve të shëndetit seksual.
Muzeu do të hapet këtë pranverë dhe do të zërë një magazinë të madhe prej 32,000 metrash katrorë të konvertuar në lagjen Allapattah të Majamit, e cila është shtëpia e një numri në rritje të vendeve të artit dhe dizajnit.
Drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i muzeut, Daniel Gluck, tha në një deklaratë se programi i tij inaugurues mishëron ambiciet për të qenë një forum që provokon mendime rreth seksit dhe seksualitetit.
Të vendosura në tre hapësira të mëdha galerie, ekspozitat hapëse përfshijnë një prezantim solo nga Hajime Sorayama, i cili ka bashkëpunuar më parë me Dior Men dhe këngëtarin fitues të çmimeve Grammy, The Weeknd.
Shfaqja përmban katër nga skulpturat e famshme të "robotit seksi" të artististit japonez, secila me lartësi mbi 9 metra, si dhe 20 nga pikturat e tij erotike retro-futuriste.
Diku tjetër, një ekspozitë e titulluar "Seksi modern: 100 vjet dizajn dhe mirësjellje" do të shqyrtojë se si ka ndryshuar promovimi dhe perceptimi i produkteve të shëndetit seksual që nga vitet 1920.
Muzeu u projektua nga Snøhetta , firma norvegjeze e arkitekturës që qëndron pas Pavijonit të Muzeut Përkujtimor Kombëtar të 11 Shtatorit të Nju Jorkut.
Që nga hapja e dyerve të tij në Avenue 5 të Manhatan-it dy dekada më parë, Muzeu i Seksit - i njohur gjithashtu si MoSex - ka pritur më shumë se 40 ekspozita të përkushtuara për të ruajtur, paraqitur dhe festuar rëndësinë kulturore të seksualitetit njerëzor.
Koleksioni i përhershëm i muzeut përmban mbi 20,000 artefakte dhe vepra arti, duke përfshirë fotografi, kostume dhe lodra historike seksi.



