Musk shtrin dorën e pajtimit? Miliarderi vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore

Musk shtrin dorën e pajtimit? Miliarderi vlerëson Trump për

Elon Musk pas kritikave të shumta dhe marrëdhënies së tensionuar së fundmi me Donald Trump ka suprizuar më një reagim vlerësues ndaj presidentit amerikan për ndërhyrjet e tij në krizat globale.

Trump përmes një postimi në mëngjes herët njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të finalizonte kushtet për një armëpushim dy-mujor me Hamasin. Musk theksoi se Trump me të vërtetë ka zgjidhur disa konflikte serioze në të gjithë botën.

“Izraeli ka rënë dakord për kushtet e nevojshme për të finalizuar një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës”, tha presidenti republikan i SHBA-së nëpërmjet Truth Social, ndërsa njëkohësisht kërkoi që Hamasi të pranojë propozimin përfundimtar.

“Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse situata nuk do të përmirësohet – vetëm do të përkeqësohet”, shtoi ai.

Vendimi i Musk për të komentuar pozitivisht mbi njoftimin e Trump është i habitshëm, pasi tensionet kanë mbizotëruar përsëri në 24 orët e fundit në marrëdhëniet midis tyre. Themeluesi i Teslës ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj projektligjit të buxhetit të promovuar nga presidenti i SHBA-së, duke paralajmëruar se do të krijojë partinë e tij nëse miratohet.

Nga ana e tij, Trump u kundërpërgjigj duke thënë se do të shqyrtonte dëbimin e Musk, pasi më parë tha se Komisioni i Efikasitetit të Qeverisë (të cilin Musk e kryesoi për katër muaj) mund të ulë subvencionet për bizneset e tij. Musk, i cili u tërhoq nga qeveria për t’u përqendruar në bizneset e tij, veçanërisht në Tesla, ankohet se projektligji i buxhetit i Trump do ta rriste limitin e borxhit me 5 trilionë dollarë.

EMISIONET