Musk: Linjat ukrainase do të shembeshin nëse do t'i mohohej qasja në Starlink!

Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starlink, të cilin ai zotëron, për trupat ukrainase që luftojnë Rusinë. Musk u shpreh se Starlink është shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase. Ai deklaroi se ishte i neveritur nga "vitet e masakrës" ndërsa parashikoi se Ukraina do ta humbte në mënyrë të pashmangshme luftën dhe bëri thirrje që një marrëveshje paqeje të lidhej "tani!"
Më vonë, Musk sqaroi se nuk do të mbyllë Starlink. Ai tha se për të qenë i qartë, pavarësisht se sa shumë nuk është dakord me politikën e Ukrainës, terminalet Starlink nuk do të fiken kurrë.
"Unë thjesht po them se, pa Starlink, linjat ukrainase do të shemben, pasi rusët mund të ndërhyjnë në të gjitha komunikimet," shpjegoi ai, duke shtuar, "Ne kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë, sepse do të humbnim një mjet pazari."
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski ka reaguar ndaj postimit fillestar të Musk tha se kostoja e Starlink mbulohet nga Ministria Polake e Transformimit Dixhital, që arrin në 50 milionë dollarë në vit, duke shtuar se nëse SpaceX provon të jetë një partner jo i besueshëm, ata do të detyrohem të kërkojnë furnizues të tjerë.

