M*SAKËR NË XHAMINË AMERIKANE/ Dy adoleshentë vr*sin tre persona, më pas ...

Një sulm i rëndë me armë ka tronditur qytetin e San Diegos në Kaliforni. Dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr pranë xhamisë më të madhe të zonës, duke vrarë tre persona, mes tyre një roje sigurie që konsiderohet hero nga autoritetet. Pas sulmit, autorët u gjetën të pajetë në një automjet, ndërsa hetimet po fokusohen te motivet e urrejtjes fetare.

M*SAKËR NË XHAMINË AMERIKANE/ Dy adoleshentë vr*sin tre

Qyteti i San Diegos në Kaliforni u përfshi nga paniku pas një sulmi të armatosur pranë Qendrës Islamike të San Diegos, xhamisë më të madhe në rajon.

Dy adoleshentë, 17 dhe 18 vjeç, hapën zjarr ndaj personave që ndodheshin jashtë kompleksit fetar, duke lënë të vrarë tre burra.

Mes viktimave ishte edhe roja e sigurisë së qendrës, i cili sipas policisë luajti një rol kyç në shmangien e një tragjedie edhe më të madhe.  

Dhjetëra forca policie dhe agjentë federalë rrethuan menjëherë zonën, ndërsa njësitë speciale kontrolluan ambientet e xhamisë për të shmangur rrezikun e një sulmi tjetër.

Pak minuta pas të shtënave, policia mori njoftim për një tjetër incident disa blloqe larg xhamisë. Oficerët gjetën aty dy autorët e dyshuar të pajetë brenda një automjeti, me plagë që dyshohet se ishin vetëshkaktuar.

Hetimet paraprake po e trajtojnë ngjarjen si një krim të mundshëm urrejtjeje ndaj komunitetit mysliman. Autoritetet thanë se në shënimet e lëna nga njëri prej autorëve ishte gjetur gjuhë me përmbajtje urrejtjeje dhe ekstremiste.

Një detaj tronditës është fakti se nëna e njërit prej adoleshentëve kishte telefonuar policinë rreth dy orë para sulmit, duke paralajmëruar se djali i saj ishte larguar nga shtëpia me armë dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Në momentin e sulmit, në ambientet e kompleksit ndodheshin edhe fëmijë që ndiqnin mësim në shkollën islame të qendrës, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar.

Sulmi ka rikthyer shqetësimet për rritjen e incidenteve të motivuara nga urrejtja fetare në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak ditë përpara festës së Kurban Bajramit.

EMISIONET