Moska thirrje NATO-s: Ndaloni së furnizuari me armë Ukrainën

Moska thirrje NATO-s: Ndaloni së furnizuari me armë Ukrainën
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov thotë se përfundimi i luftës mund të vijë nëse NATO ndalon së furnizuari me armë Ukrainën.

Lavrov: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë indiferentë ndaj Ukrainës dhe fatit të saj si një vend i pavarur. NATO po bën gjithçka që të parandalojë përfundimin e operacionit special. Shtetet e Bashkuara dhe NATO duhet të ndalojnë furnizimin me armë në Kiev nëse vërtet duan të zgjidhin krizën ukrainase. Populli ukrainas nuk ka nevojë për raketa antitank, por për ndihmë urgjente humanitare.

Inteligjencat e vendeve perëndimore që përpilojnë të dhënat nga lufta në Ukrainë, kanë dalë në përfundime se forcat ukrainase po mbrohen mirë dhe se rusët po pësojnë humbje të konsiderueshme.

Kryediplomati bëri thirrje gjithashtu që Kievi të ndalë provokimet sa u përket lajmeve dhe ngriti pretendime se mediat ndërkombëtare në bashkëpunim me Ukrainën, po akuzojnë gjoja me pa të drejtë Rusinë për krime lufte.

Lavrov: Së dyti është nevojshme që Kievi të ndalë provokimet cinike, duke përfshirë hapësirën e informacionit. Ushtria ukrainase përdor civilët si mburojë, ata kryejnë granatime barbare të qyteteve dhe gjithashtu me mizori kafshërore tallen me të burgosurit rusë të luftës dhe i hedhin në internet. Në të njëjtën kohë, me ndihmën e patronëve të tyre perëndimorë dhe medieve globale ata akuzojnë ushtrinë ruse për krime lufte. Ata e zhvendosin përgjegjësinë për atë që po ndodh.

Duke pretenduar në pafajësinë e Rusisë për krime lufte, Lavrov u bëri thirrje vendeve perëndimore se do të mbanin përgjegjësi për bashkëpunim në krime të përgjakshme duke marrë në mbrojtje Kievin.

EMISIONET