Moska s*lmon Athinën, Lavrov: Greqia na trajtoi si armik, nuk do të lejojmë kurrë që…

Moska s*lmon Athinën, Lavrov: Greqia na trajtoi si armik, nuk do të

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj Athinës në lidhje me qëndrimin e Greqisë për çështjen e Ukrainës.

Në deklarata të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të publikuara në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës ruse në Athinë, thuhet se me nisjen e asaj që Moska e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, Greqia ka ndërprerë bashkëpunimin me Rusinë, i cili ishte ndërtuar ndër dekada, raportojnë mediat grek.

Sipas Lavrovit, është shpërbërë një spektër i tërë i bashkëpunimit ruso-grek, që përfshinte fusha nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet humanitare.

“Vazhdojmë të dëgjojmë deklarata agresive antiruse dhe akuza të pabazuara rusofobike kundër nesh”, ka shtuar kryediplomati rus, duke theksuar se “Rusia nuk do të lejonte kurrë diçka të tillë ndaj Greqisë”.

Deklarata e Lavrovit erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje të një gazetari lidhur me një deklaratë të pretenduar të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se “ndodhemi në gjendje lufte me Rusinë”.

Në reagimin e tij, ministri i Jashtëm rus foli gjithashtu për atë që e quajti “totalitarizëm neoliberal që mbizotëron në Bashkimin Evropian”, duke iu referuar edhe popullsisë greke që jeton në territore të cilat Moska i konsideron si ruse.

Athina nuk i mori parasysh këta njerëz. Nuk u mendua se atje jetojnë vëllezërit e tyre, të cilët ruajnë lidhje me Greqinë, kanë të afërm atje dhe se veprimet e Athinës u shkaktojnë jo vetëm një numër të madh problemesh, por edhe kërcënime të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e tyre”, tha Lavrov.

EMISIONET