Moment dobësie, prifti kapet duke parë volejbollistet në dhomat e zhveshjes

Moment dobësie, prifti kapet duke parë volejbollistet në dhomat e

Një prift është kapur në Itali duke parë fshehurazi në dhomat e zhveshjes një ekip të vajzave në volejboll.

Ngjarja ka ndodhur në Caltanisseta, teksa kur u zbulua, ai u justifikua duke thënë se ishte një moment dobësie.

Ai u vu re nga një person që po kalonte në zonë për të marrë makinën e tij në parking, ndërsa kur pa priftin 40-vjeçar,  lajmëroi policinë.

Siç tregohet nga Il Giornale di Sicilia , vajzat sapo kishin përfunduar seancën e tyre stërvitore dhe shkuan në dhomat e zhveshjes për të bërë dush dhe për t'u veshur. 

Në atë moment prifti do të ishte ngritur në një karrige, në përballë sallës së sportit dhe po i shikonte.

Policia, pasi ka pyetur burrin për të dhënat e tij personale, ka zbuluar se ai ishte prift. Prifti, shumë i zënë ngushtë, kërkoi menjëherë falje duke thënë se ishte një moment dobësie.

Komisariati dërgoi një njoftim informues në Prokurorinë Publike, por pa zyrtarizuar asnjë hipotezë për krim ndaj famullitarit.

EMISIONET