MISION HISTORIK HËNOR/ Ekuipazhi i Artemis II niset për në Tokë pas fluturimit hënor
Astronautët e anijes kozmike Artemis II janë nisur për në Tokë pasi kanë kryer një fluturim historik pranë hënës dhe kanë qenë dëshmitarë të një eklipsi total diellor nga anija e tyre kozmike. Ekuipazhi i anijes kozmike Orion pa pamje që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë.

Ekuipazhi i misionit Artemis II është nisur drejt Tokës pas një fluturimi historik pranë Hënës, gjatë të cilit astronautët përjetuan pamje që, sipas tyre, “asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë”.
Anija kozmike arriti një distancë rekord prej mbi 406 mijë kilometrash nga Toka, duke tejkaluar çdo mision të mëparshëm me ekuipazh njerëzor.
Gjatë kalimit pas anës së largët të Hënës, komunikimi me u ndërpre për rreth 40 minuta një procedurë e parashikuar në këtë fazë të misionit.
Një nga momentet më të jashtëzakonshme ishte vëzhgimi i një eklipsi total diellor nga hapësira. Astronautët e përshkruan përvojën si “surreale” dhe të papërshkrueshme, duke theksuar se asnjë imazh i mëparshëm nuk mund të krahasohet me atë që panë me sytë e tyre.
Komandanti Reid Wiseman deklaroi se ekuipazhi kishte parë pamje që nuk janë parë kurrë më parë nga njerëzimi, ndërsa piloti Victor Glover shtoi se “nuk ka mbiemra të mjaftueshëm” për ta përshkruar atë që përjetuan.
Pas rikthimit të komunikimit, astronautët ndanë emocionet e tyre me Tokën, ndërsa vazhdojnë të transmetojnë të dhëna dhe imazhe të mbledhura gjatë misionit.
Presidenti i SHBA-ve i përgëzoi astronautët për arritjen historike dhe i ftoi në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit.
Ekuipazhi pritet të zbarkojë në Oqeanin Paqësor pas disa ditësh udhëtimi, duke përmbyllur një nga misionet më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor në dekadat e fundit.

