Ministrja e Jashtme e Estonisë: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të rriste sigurinë e rajonit të Balltikut

Ministrja e Jashtme e Estonisë: Anëtarësimi i Suedisë dhe

Ministrja e Jashtme e Estonisë Eva Maria Liimets  ka thënë se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të rriste sigurinë e rajonit të Balltikut.

Eva Maria Liimets tha për Reuters përpara një takimi të NATO-s në Berlin: "Mund të kemi stërvitje më të gjera të përbashkëta dhe gjithashtu më shumë bashkëpunim në mbrojtje."

"Ne kemi parë disa dallime, por kemi parë gjithashtu një gatishmëri të atyre vendeve për të kapërcyer dallimet", tha ajo.

Liimets tha se shpresonte se Suedia, Finlanda dhe Turqia do të kapërcenin mosmarrëveshjet për anëtarësimin e shteteve nordike në aleancë, duke shtuar se atmosfera e takimit në Berlin ishte shumë mbështetëse.

Estonia vlerëson fuqizimin e pranisë së NATO-s në rajonin e Balltikut, por do të donte që aleatët të kalonin nga rritja e pranisë së tyre në rritjen e mbrojtjes së tyre.

“Kjo do të thotë se do të kemi prani më të fuqishme të forcave tokësore, por edhe mbrojtjes ajrore dhe detare”, shtoi ajo.

Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia . Finlanda ndan një kufi tokësor prej 1300 km, ndërsa Suedia ndan një kufi detar./Reuters/

EMISIONET